
BERAT SADIKU
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Berat Sadiku është i lindur më 21 tetor 1986 në Vushtrri.
Ka përfunduar studimet master në Arkitekturë në Universitetin Teknik të Vjenës, Austri. Studimet në nivelin bachelor ka përfunduar po ashtu në Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë kohës së studimeve 2012-2015, Berati ka fituar çmime në disa projekte në Universitetin e Vjenës.
Gjatë viteve 2010-2011, ka qenë Profesor në shkollën e mesme profesionale për Arkitekturë dhe Ndërtimtari në Skenderaj, ku gjatë kësaj periudhe ka përfunduar edhe disa trajnime në Norvegji.
Prej vitit 2009 ka filluar të punoj në profesionin e arkitektit në byro të ndryshme në Kosove dhe Austri.
Përveç gjuhës amtare shqipe, Berati flet edhe gjuhën angleze dhe gjermane.
Berati jeton në Vushtrri me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat.
berat.sadiku@rks-gov.net
038 200 42407
Kompetencat dhe përgjesjësitë e drejtorisë:
- Bashkëpunon me organet e Komunës me rastin e hartimit të Planit Zhvillimor, Rregullativ urban, planeve rregullative dhe planeve tjera,
- Planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës,
- Këshillon palët për procedurën dhe mënyrën e realizimit të drejtave nga lëmi i urbanizmit,
- Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik dhe planit rregullativ, planit të parcelimit, vijës së ndërtimit dhe ndërtimit,
- Për leje të ndërtimit,
- Lejet e përdorimit,
- Pëlqimin e rregullimit të infrastrukturës,
- Cakton kushtet për objekte me karakter të përkohshëm dhe mban evidencën e tyre,
- Dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike,
- Bën përgaditjen dhe hartimin e propozim rregulloreve, propozim vendimeve etj, nga lëmi i urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit,
- Propozimeve dhe këshillave profesionale organeve të Kuvendit nëpërmes Kryetarit të Komunës,
- Bashkëpunon me institucionet e Administratës komunale dhe zyrën ligjore lidhur me lëndët dhe kontestet gjyqësore,
- Lidhë Kontrata lidhur me dhënien e tokës ndërtimore me qira,
- Bën protokollin, evidentimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen drejtorisë, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit teknik dhe investivo – teknik,
Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.