
Shqiponjë Hajdari Mikushnica
Drejtore e Drejtorisë për Inspektime
Kontakti dhe adresa:
Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria për Inspektime, zyra nr.63.
Email.
Tel. (038) 200-42429
shqiponje.mikushnica@rks-gov.net
Drejtoria për Inspektime – kompetencat dhe përgjegjësitë:
Inspektimin e ndërtimit që përfshinë:
- Ngritjen, instalimin, meremetimin, zgjerimin, ndryshimin, shndërrimin ose rrënimin e çdofarë ndërtese duke përjashtuar punën e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave për te cilat nuk nevojitet leje për ndërtim, Inspektimin e dokumentacionit teknik.
- Inspektimin e lejeve te përdorimit të objekteve ,
- Ekzekutimin dhe mbikëqyrjen për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje
- Ushtron fletëparaqitje për shkeljen e dispozitave ligjore.
Inspektimin ne lëmin e tregtisë dhe te hyrave komunale që përfshin:
- Inspektimin e bizneseve lidhur me regjistrimin e bizneseve dhe pajisjeve me licencë komunale ne territorin e Komunës,
- Përcjell te dhënat mbi saktësinë e prejardhjes se mallit,
- Eliminon mallin i cili nuk i plotëson kriteret për treg (konsum),
- Bën kontrollin e librave dhe shitjes dhe blerjes,
- Aplikon te gjitha masat ndëshkuese të cilat janë parapare me ligj dhe akte tjera nënligjore,
Inspektimin për mjedis qe përfshinë,
- Bën Inspektimin e te gjitha pronave, ndërtesave, instalimeve dhe pajisjeve
- Bën inspektimin e aktiviteteve te cilat shkaktojnë çrregullime te përgjithshme ne mjedis,
- Bën mbikëqyrjen e shërbimeve publike komunale qe kane te bëjnë me mbrojtjen e mjedisit,
Inspektimi i Shërbimeve Publike qe përfshinë:
- Mbikëqyr kyçje ne rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe ndërhyrjet ne infrastrukturën te qytetit dhe fshatit
- Mbikëqyre mirëmbajtjen e rrugëve shesheve parqeve, varrezave, dhe sipërfaqet tjera publike,
- Inspektimin e hapësirave publike, objekteve publike dhe lokaleve për plotësimin e kushteve higjeniko-sanitare,
Kjo drejtori, kryen edhe pune tjera qe ia cakton Kuvendi apo Kryetari i Komunës.