Shkelzen Xhaferi, i lindur me 13.09.1987 në fshatin Doberllukë.
Shkollimi :
- Shkollën fillore e kreu ne shkollën “Enver Hadri” në Smrekonice,
- Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Eqrem Cabej” ne Vushtrri,(gjate kësaj kohe prezantoj gjimnazin ne garën ndërkombëtare për gjimnazistet e rinj europian qe u mbaj në Marsejë te Francës).
- Ka diplomuar ne Fakultetin Ekonomik-Dega Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.
- Aktualisht z. Shkelzen Xhaferi vazhdon studimet Master.
- Është i certifikuar nga NDI ( National Democratic Institute), ne programin “Liderët e se ardhmes”
- Trajnime profesionale ne lëmine e ekonomisë, kontabilitetit dhe protokollit nga organizata te ndryshme.
Përvoja :
- Nga viti 2007 kontabilist ne disa firma private
- Ne vitin 2015-2017, inspektor në ATK (Administratën Tatimore te Kosovës)
- Nga viti 2017-2021, pjese e Kabinetit te kryetarit në Vushtrri
- Me datën 08.03.2021 me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri emërohet si Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike
Politika :
- Pjese aktive ne LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), Dega ne Vushtrri nga viti 2007
- Fillimisht si anëtar i kryesisë se Forumit Rinor LDK 2009-2021
- Kryetar i Nen-degës Doberllukë 2010-
- Anëtar i kryesisë LDK Vushtrri 2020-
- Zëdhënës LDK Vushtrri 2020-
Shkelzeni jeton në fshatin Doberllukë me prindërit, bashkëshorten Emrahen dhe vajzën Ajna.
PËRGJEGJËSITË
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës
Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendës kryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkëngjiten procesverbalit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngritë çështjen në kuvendin e komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.