Republika e Kosoves

Vushtrri

Buxhetimi me pjesëmarrje:Banorët e fshatit Oshlan dhe të lagjes “Ura e Vjetër e Gurit” votojnë projektet

2024/07/23 - 3:47

Komuna e Vushtrrisë, ditën e djeshme ka zhvilluar takimet e dyta për buxhetimin me pjesëmarrje, ku qytetarët e📍fshatit Oshlan dhe të📍lagjes “Ura e Vjetër e Gurit”, kanë votuar për projektet e propozuara nga vet ata.
Banorët e fshatit Oshlan dhe të lagjes “Ura e Vjetër e Gurit”, kanë votuar dhe kanë përzgjedhur dy projekte që do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Vushtrrisë për vitin 2025.
▪️Fshati Oshlan – Shtëpi për komunitetin
▪️Lagjja “Ura e Vjetër e Gurit” – Park rekreativ tek banesat e bardha dhe banesat e reja
Fshati Oshlan dhe lagjja “Ura e Vjetër e Gurit”, janë përzgjedhur dy lokacionet e para në bazë të kriterit të gjithëpërfshirjes nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që të pilotohet buxhetimi me pjesëmarrje, që për qëllim ka që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje dhe të përzgjedhin se çka dëshirojnë që komuna të investojë në lokalitetin e tyre.
Kriteret e përcaktuara për përzgjedhje të projekteve kanë qenë: Shuma deri në 35,000 euro, numri i përfituesve të jetë sa më i madh, të jetë në përgjegjësi dhe në pronë të komunës, të ndikojë në përmirësimin e jetës së banorëve, të mos jetë pjesë e planifikimeve aktuale buxhetore.