Republika e Kosoves

Vushtrri

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

2024/07/25 - 8:03

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, e muajit maj 2024, mbajtur më datë 27 qershor 2024;
2. Shqyrtimi i Informatës për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë, për periudhën janar-qershor 2024;
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit në fshatin Dumnicë e Poshtme;
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit për heroin “Adem Voca” në fshatin Pasomë;
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pllakës përkujtimore për z.Milaim Fejzullahu, ish-komandant i Policisë së Kosovës;
6. Shqyrtimi i Informatës lidhur me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës, për periudhën janar-qershor 2024;
7. Shqyrtimi i Informatës lidhur me mbrojtjen e mjedisit;
8. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (KKV) Nr.02/2023 për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.
9. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit Vjetor Financiar dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore;
10. Shqyrtimi i kërkesës për ofrimin e mbështetjes financiare për Klubin e Hendbollit “Samadrexha” F;
11. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 25 korrik 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/…/video-mbledhjet-e-kuvendit…/