Republika e Kosoves

Vushtrri

13 vjetori i rënies heroike të Enver Zymerit

2024/07/26 - 2:55

Në 13 vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeverisës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij.
Më pas, kanë vizituar familjen e heroit Enver Zymeri, ku janë pritur nga babai i tij.
“Në krye të detyrës e duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, 13 vite më parë ra heroikisht polici Enver Zymeri. Lavdi Heroit të Kombit Enver Zymeri”, tha kryetari Idrizi.