Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi takim me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës

2024/07/27 - 1:52

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, takim ky i cili realizohet pas përzgjedhjes së Komunës së Vushtrrisë si pilot për fillimin e realizimit të projektit “Përmirësimi i të dhënave të personave në SIKTK”.
Me këtë rast, kryetari Idrizi u informua në detaje për hapat dhe procedurën e realizimit të projektit e gjithashtu edhe benificionet e komunës dhe qytetarëve nga ai. Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, foli edhe për projektet dhe aktivitet tjera të Agjencisë Kadastrale të Kosovës me fokus në projektet e Rindërtimit të kadastrit, Projektet që ndërlidhen me Sistemin e adresave, Avancimet e sistemeve kadastrale, etj, për të cilat kërkoi bashkëpunimin dhe angazhimin maksimal edhe nga ana e nivelit lokal me qëllim të përfitimit sa më të madh të qytetarëve nga këto projekte.
Kryetari Idrizi premtoi mbështetjen e tij dhe bashkëpunim në të gjitha aktivitetet e AKK-së që ndërlidhen me Komunën e Vushtrrisë për ngritjen e cilësisë së të dhënave kadastrale e gjithashtu edhe shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe realizim sa më të suksesshëm të projekteve.
Në fund të takimit Kryetari Idrizi ndau mirënjohje për drejtorin Ahmeti për kontributin e dhënë për Komunën e Vushtrrisë.