Republika e Kosoves

Vushtrri

Mbahet tryezë bashkëbisedimi me temën “Mërgata dje, sot dhe nesër”

2024/07/27 - 6:02

“Mërgata dje, sot dhe nesër”, ishte tema e tryezës së organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, që panelistë kishte profesor nga Kosova e nga mërgata.
Në këtë tryezë bashkëbisedimi të organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u diskutua për rolin që mërgata ka pasur në Kosovë në periudha të ndryshme, derisa u vlerësua lartë kontributi që mërgimtarët kanë dhënë për vendin e tyre.
Pjesë e panelit ishin Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë, Nazmi Jusufi, ekspert i ekonomisë dhe financave publike, Vehbi Halili, anëtar i Shoqatës Internationale, Avni Alidemaj, ekspert i drejtësisë dhe Bashkim Haziri, ekspert-profesor universitar në Angli.