Republika e Kosoves

Vushtrri

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë

2024/09/01 - 4:35

Është shënuar sot 1 shtatori, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë, ku u nderuan ata që janë më meritorët që sot Kosova gëzon lirinë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë e oficer të lartë të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek kompleksi memorial në Vushtrri dhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj.
Po ashtu, për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Vushtrrisë është mbajtur edhe akademi solemne, ku u vlerësua lartë sakrifica e të gjithë dëshmorëve të kombit.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, që fal gjakut të tyre Kosova gëzon lirinë e pavarësinë”, tha kryetari i Komunës Ferit Idrizi.
Manifestimi për Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë u përmbyll me një program kulturo-artistik nga Ansambli “Hasan Prishtina”.