2024/09/17 - 4:06
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se më datën 18.09.2024 (ditë e mërkurë) nga ora 08:00-15:00, rruga “Drenica” nga pompa e derivateve në fshatin Bukosh deri te udhëkryqi me rrugën “Viciana” do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, për shkak të asfaltimit të këtij segmenti në bazë të Kontratës për projektin “Ndërtimi i rrugës Drenica”.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.