Republika e Kosoves

Vushtrri

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/09/13 - 2:15

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 15.07.2024;
2. Shqyrtimi i Propozim-buxhetit për vitet 2025-2027 dhe planeve investuese;
3. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese, për periudhën janar-qershor 2024;
4. Shqyrtimi i Raportit të sistemit të menaxhimit të performancës dhe grantit të performancës për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023/2024;
6. Shqyrtimi i nismës së Kryetarit të Komunës për bashkëpunim ndërkomunal për bashkëfinancim me Komunën e Mitrovicës për rregullimin e memorialit të dëshmorit Xhevat Jusufi;
7. Rishikimi i Planit të veprimit për të gjeturat e auditorit;
8. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e korrje-shirjeve dhe përgatitjet për mbjelljet vjeshtore;
9. Shqyrtimi i Informatës lidhur me punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024;
10. Pyetje dhe përgjigje.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.