Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi mori pjesë në manifestimin e organizuar nga veteranët e arsimin për nder të festës së Flamurit

2024/11/26 - 7:36

Në prag të festave të Nëntorit🇦🇱, sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, për nder të festës së Flamurit🇦🇱dhe të 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se veteranët e arsimit po e vazhdojnë angazhimin e tyre në kultivimin e vlerave kombëtare.
“Veteranët e arsimit që edukuan breza e gjenerata, vazhdojnë angazhimin e tyre të palodhshëm për kultivimin e vlerave kombëtare. Takimet dhe bashkëbisedimet me veteranët e arsimit janë gjithherë domethënëse”, deklaroi kryetari Idrizi.