Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë shënon 28 Nëntorin-112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

2024/11/28 - 4:32

Komuna e Vushtrrisë me aktivitete të shumta ka shënuar 28 Nëntorin, 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, bashkë me kabinetin qeveritar, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh së pari tek varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj, e më pas edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu, për të shënuar 28 Nëntorin-Festën e Flamurit, është mbajtur akademi solemne, ku festën e madhështoi programi artistik nga Ansambli i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina”.
Gjithashtu, në nder të 28 Nëntorit është bërë hapja e ekspozitës “Art dhe Trashëgimi” e realizuar nga OJQ L’art Youth Gallery dhe e përkrahur nga Komuna e Vushtrrisë, e cila përmbante punime të 25 artistëve nga të gjitha vendet e Kosovës dhe nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi”.