Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi mbajti takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2024

2024/12/27 - 3:48

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë për punët dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti.
Para qytetarëve të pranishëm, kryetari Idrizi ka prezantuar punët që janë realizuar gjatë vitit 2024, teksa ka folur edhe për projektet që janë planifikuar për vitin 2025.
Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, pjesëmarrës në këtë takim kanë paraqitur pyetjet e kërkesat e tyre, për të cilat morën përgjigje nga kryetari Idrizi.
“Kërkesat e qytetarëve të Vushtrrisë i pranuam me shumë vëmendje dhe të njëjtat do të trajtohen me prioritet”, tha kryetari Idrizi.
Në këtë takim me qytetarët prezent ishin edhe drejtorët e Drejtorive Komunale.