Republika e Kosoves

Vushtrri

Zbulohet lapidari kushtuar jetës dhe veprës së Major Milaim Fejzullahu

2024/12/28 - 3:12

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me familjarët, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë qytetarë, sot në fshatin Shallcë kanë zbuluar lapidarin e eprorit të UÇK-së dhe eprorit të Policisë së Kosovës, Major Milaim Fejzullahu.
Ceremonia e zbulimit të lapidarit po edhe akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Major Milazim Fejzullahu, janë organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Me këtë rast, në fjalën e tij, kryetari Idrizi tha se Major Milaim Fejzullahu do të kujtohet gjithmonë si një njëri që i shërbeu me përkushtim atdheut të tij, si në luftë ashtu edhe në paqe.
“Major Milaim Fejzullahu, gjithmonë do të kujtohet si një nga eprorët e UÇK-së dhe si një nga profesionistët më të përkushtuar të Policisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Major Milaim Krasniqi”, deklaroi kryetari Idrizi.