Republika e Kosoves

Vushtrri

Zyra për Integrim Evropian (ZIE) në Komunën e Vushtrrisë funksionon si një organ kyç për realizimin e objektivave të integrimit evropian. E vendosur brenda Zyrës së Kryetarit të Komunës, ZIE ka si përgjegjësi kryesore koordinimin, inicimin dhe raportimin mbi çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian në nivel komunal.

 

Objektiv i ZIE është:

 

Harmonizimi i politikave lokale : ZIE siguron që veprimet dhe vendimet e komunës të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e BE-së.

 

Monitorimi dhe raportimi: Përgatitja e planit vjetor dhe raporteve të rregullta për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) mbi progresin në përmbushjen e obligimeve të Komunës së Vushtrrisë nga Agjenda Evropiane.

 

Pjesëmarrja dhe  Zbatimi i PKZMSA: Adresimi i çështjeve që burojnë nga Programi Kombëtar i Zbatimit të MSA (PKZMSA) i cili përqendrohet në fushat kryesore të aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve politike, ekonomike, standardet evropiane si dhe të arriturave të komunës.

 

Bashkëpunimi ndërsektorial: ZIE punon ngushtë me sektorët e komunës, institucionet qendrore, komunat tjera dhe organizatat e shoqërisë civile për të promovuar qëllimet e integrimit evropian.

 

Promovimi dhe informimi: Organizimi i aktiviteteve informuese për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë dhe përfitimet e procesit të integrimit evropian duke promovuar vlerat evropiane dhe zbatimin ne nivelin komunal.

 

Në tërësi, roli i ZIE mbetet thelbësor për përmbushjen e obligimeve të Komunës së Vushtrrisë ndaj Agjendës Evropiane dhe për avancimin e proceseve të integrimit në nivel komunal.

 

Detyra dhe përgjegjësitë e Sektorit për integrime evropiane dhe koordinim të politikave janë:

  1. Koordinon hartimin e planeve periodike përkatëse të Komunës, në fushën e integrimit evropian;
  2. Koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian dhe që dalin nga dokumente strategjike, si ato nacionale ashtu edhe ato lokale, të këtij procesi, përfshirë pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale në këtë aspekt dhe koordinimin e realizimit të obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE;
  3. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të komunës, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe dokumenteve dhe akteve tjera normative;
  4. Ofron ndihmë për strukturat organizative të komunës në përgatitjen e koncept dokumenteve për iniciativat e komunës;
  5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të strategjive, planeve dhe politikave të Komunës;
  6. Vëzhgon zbatimin e PVPE dhe raporton tek instancat përkatëse;

 

http://Raporti vjetor për përmbushjen e obligimeve komunale të Agjendës Evropiane për periudhën Janar-Dhjetor 2024

http://Raporti vjetor për përmbushjen e obligimeve komunale të Agjendës Evropiane për periudhën Janar-Dhjetor 2023

http://Raporti vjetor për përmbushjen e obligimeve komunale të Agjendës Evropiane për periudhën Janar-Dhjetor 2022