Republika e Kosoves

Vushtrri

Asfaltohet shtresa e parë e rrugës Pestovë-Druar

2024/07/22 - 9:16

Është asfaltuar sot shtresa e parë e rrugës Pestovë-Druar, rrugë kjo që lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Punimet i ka mbikëqyrur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se qytetarët tashmë do të kenë rrugë sipas standardeve.
“Rruga Pestovë-Druar, që lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, e cila ishte në gjendje jo të mirë, sot po asfaltohet me shtresën e parë të asfaltit. Tashmë qytetarët do të kenë një rrugë sipas standardeve, me gjerësi të mjaftueshme”, tha kryetari Idrizi.
Ky projekt është bashkëfinancim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.