Republika e Kosoves

Vushtrri

Biznesmenë nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë vizituan Vushtrrinë

2019/05/25 - 9:25

Në kuadër të konferencës ekonomike shqiptare të diasporës që po mbahet në Kosovë, Unioni i Bizneseve kosovare,  është pritur sot në Komunën e Vushtrrisë, ku kryetari  Xhafer Tahiri ka shpalosur mundësitë e mira për investime në Vushtrri.

“Biznesmenë nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë kanë qenë sot mysafirë në Vushtrri. Në lokalet e Hotel “Amazona” është prezantuar projekti më madhor i qeverisjes së re, që është Zona Ekonomike në Lum të Madh- Parku i Biznesit si mundësi për investime në Vushtrri”, ka vlerësuar kryetari Tahiri.

Duke qenë se në këtë takim ishin edhe biznesmenë vushtrrias, kryetari Tahiri vlerësoi se është një mundësi e mirë për krijim të lidhjeve të reja në mes të bizneseve nga Vushtrria dhe atyre nga Rrjeti i Bizneseve nga Diaspora.

Muajin e kaluar në Vushtrri  ka  nisur ndërtimi i Zonës Ekonomike e cila do të ofroj kushte është më e madhja në vend dhe rajon.