Republika e Kosoves

Vushtrri

Çyçavica po bëhet me ujë të pijes

2021/08/24 - 9:13

Në malin e Çyçavicës, në fshatin Bequk po ndërtohet rezervuari i ujit që furnizon me ujë të pijes Artakollin, Mihaliqin e Epërm e Druarin.
Këtë e ka bërë të ditur sot Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri i cili me këtë rast ka thënë se është krenar sepse me këtë projekt pothuajse komplet Çyçavica po bëhet me ujë të pijes.
“Ky është projekti më jetik kapital i kësaj zone, sepse e rikthen ujin e bashkë me të edhe jetën
Projekti po financohet nga CDI dhe Qeveria”, tha Kryetari Tahiri.