Republika e Kosoves

Vushtrri

DKA pranon donacion me lodra për tri çerdhet publike

2024/07/25 - 4:34

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Arsim ka pranuar një donacion me lodra dhe lapsa me ngjyra për të pikturuar fytyrat e fëmijëve për tri çerdhet publike, nga organizata gjermane “MENSCHENFREUDE e.V”.
Pranimin e donacionit e ka bërë drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, derisa është dorëzuar nga drejtori i organizatës gjermane “MENSCHENFREUDE e.V”, Jurgen Pertech dhe bashkatdhetari Ramadan Kovaçi.
DKA në shenjë falënderimi për donacionin i ka ndarë mirënjohje drejtorit të organizatës gjermane “MENSCHENFREUDE e.V”.