Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore

2023/06/05 - 12:02

Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit vushtrrias.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kryeshefin e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A, z.Faruk Mujka.
Kryetari Idrizi tha se është i përkushtuar që të jetë afër bujqve të vyer vushtrrias.