Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Botërore kundër HIV/AIDS

2024/12/02 - 5:29

Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me QKMF e Vushtrrisë dhe Kryqin e Kuq të Kosovës-Dega në Vushtrri, kanë shënuar sot 1 Dhjetorin – Ditën Botërore kundër HIV/AIDS.
Kjo ditë është shënuar duke mbajtur ligjëratë sensibilizuese kundër HIV/AIDS me nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtje dhe parandalimin e HIV/AIDS.
Pjesë e panelit ishin drejtori i Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Galip Avdiu, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, përfaqësuesja e QKMF-së, Dafina Halili, si dhe përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të Kosovës-Dega në Vushtrri, Blerim Ibrahimi.
Para nxënësve u realizua prezantimi me temën “Njohuritë e adoleshentëve në parandalimin e HIV/AIDS”, derisa u potencua rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për këtë temë.