Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna kompenson 136 familje që u vërshuan shtëpitë e tyre në përmbytjet e janarit

2021/04/21 - 2:24

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka marrë vendim që të kompensoj 136 familje të cilët pësuan dëme materiale me rastin e vërshimeve të janarit të këtij viti.

Vlera e kompensimit vetëm për familjet që pësuan dëme materiale për shtëpi banimi është gjithsej 162 mijë euro.

Kompensimi i dëmeve do të bëhet në shkallën prej 31,27% të vlerës së tërësishme të dëmit të shkaktuar për secilin rast të vlerësuar nga Komisioni për Vlerësim të  Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera.

Këto mjete do të iu paguhen secilës ekonomi familjare të përfshirë në raportin e komisionit vlerësues të dëmeve, që është pjesë e këtij vendimi.