Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi: Filluan punimet për rehabilitimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit”

2024/11/27 - 7:40

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit”.
Projekti përfshin riasfaltimin e rrugës me gjatësi 791m, ndërtimin e kanalizimit fekal prej afro 1 kilometri, pastrimin e kanalizimit atmosferik që parandalon vërshimet në qytet, si dhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal.
🚧Punimet për rehabilitimin e rrugës📍“Dëshmorët e Kombit” filluan sot. Projekti përfshin riasfaltimin e rrugës me gjatësi 791m, ndërtimin e kanalizimit fekal prej afro 1 kilometri, pastrimin e kanalizimit atmosferik që parandalon vërshimet në qytet, si dhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal”, tha kryetari Idrizi.