Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi: Gëzuar 28 Nëntori

2024/11/28 - 4:03

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, për të shënuar 28 Nëntorin-Festën e Flamurit Kombëtar, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, njëherit kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj.
Nga kryeqyteti i Shqipërisë, kryetari Idrizi i ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.
“Nga kryeqyteti i Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve urime 28 Nëntori, kjo datë e lavdishme e kombit tonë që përfshin Pavarësinë e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen për herë të parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, gëzuar 28 Nëntori🇦🇱!”, tha kryetari Idrizi.