Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi nderon heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës

2023/03/06 - 1:32

Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekazin heroik.

Gjithashtu, homazhe dhe nderime ka bërë edhe për heronjtë e dëshmorët e qytetit të Vushtrrisë në kompleksin e dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj.

“Sot nderuam sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari për lirinë e vendit. Po ashtu, homazhe dhe nderime bëmë edhe për heronjtë e dëshmorët e qytetit të Vushtrrisë në kompleksin e dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj”, tha kryetari Idrizi.

Kryetari Idrizi tha se në ditë të lavdishme si këto të marsit, kujton me krenari të gjitha ata që u bënë themel i shtetit tonë të lirë dhe të pavarur.