Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi nënshkruan memorandum mirëkuptimi me MMPHI për projektin “Banimi social adekuat”

2024/12/23 - 4:02

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për zbatimin e projektit “Banimi social adekuat”.🤝🏠
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet dhe individët në nevojë, e i cili përfshinë:
▪️Ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social
▪️Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social
▪️Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme
“Realizimi i këtij projekti, është pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar jetesën e qytetarëve”, tha kryetari Idrizi.