Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi: Nuk lejojmë asnjë veprimtari afariste të abuzoj me çmime

2024/07/24 - 6:58

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka urdhëruar Inspektoratin që të dalin në terren dhe të bëjnë inspektimin e çmimeve në parkingje private, pas ankesave të qytetarëve, e sidomos të bashkatdhetarëve, se disa veprimtari afariste në mënyrë abuzive i kanë ngritur çmimet e parkingjeve në qytet.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se inspektorët e komunës do të vazhdojnë të jenë në terren dhe nuk do të lejojnë asnjë veprimtari afariste që të abuzoj me çmime.
“Pas ankesave të qytetarëve, e sidomos të bashkatdhetarëve tanë, se disa veprimtari afariste në mënyrë abuzive i kanë ngritur çmimet e parkingjeve në qytet, sot kam urdhëruar Inspektoratin që të dalin në terren dhe të bëjnë inspektimin e çmimeve në parkingjet private, konform legjislacionit në fuqi. Inspektorët e Komunës së Vushtrrisë çdo ditë do të jenë në terren, dhe nuk do të lejojmë asnjë veprimtari afariste të abuzoj me çmime. Diaspora janë familja jonë, andaj respektin për ta e kemi obligim”, tha kryetari Idrizi.