Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi priti në takim kryetarët e Këshillave Lokale

2023/03/15 - 11:49

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka pritur në takim kryetarët e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane.

Pasi që Komuna e Vushtrrisë ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillave lokale, kryetari Idrizi tha se procesi i zgjedhjes së tyre është bërë në mënyrë profesionale.

“Gjatë ditës, prita në takim kryetarët e këshillave lokale për koordinimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm. Gjithashtu falënderova komisionin komunal që udhëhoqi me profesionalizëm, procesin e zgjedhjeve demokratike të këtyre këshillave lokale”, tha kryetari Idrizi.

Ai tha se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë dhe se do të adresojë të gjitha kërkesat që ata i kanë.