Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi: Të gjitha rrugët po pastrohen dhe janë të kalueshme për qytetarët

2024/12/24 - 5:39

Pas reshjeve të borës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët po pastrohen dhe janë të kalueshme për qytetarët.
Pastrimi i rrugëve është bërë në fshatrat, Gumnishtë, Pasomë, Stroc dhe Beçuk.
Kryetari Idrizi ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
“Ftoj të gjithë qytetarët, që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, tha kryetari Idrizi.