Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Xhafer Tahiri në vizitë te kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu

2019/02/07 - 3:54

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ishte sot në një vizitë pune te Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy komunave dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit të mëtejmë.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve të dy komunave.