Republika e Kosoves

Vushtrri

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

2024/12/02 - 8:06

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetarja Hava Mlinaku, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 31 tetor 2024;
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë-99 vite të pronës së paluajtshme, pjesë e parcelës kadastrale P-70202016-00001-1, zk Vushtrri, BY KOS L.L.C;
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë-99 vite të pronës së paluajtshme, pjesë e parcelës kadastrale P-70202028-00412-1, zk Stanoc i Poshtëm, Edona Company L.L.C;
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë-99 vite të pronës së paluajtshme, pjesë e parcelës kadastrale P-70202028-00412-1, zk Stanoc i Poshtëm, Elektro Plus SH.P.K;
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë-99 vite të pronës së paluajtshme, pjesë e parcelës kadastrale P-70202028-00412-1, zk Stanoc i Poshtëm, Timber Home SH.P.K;
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë-99 vite të pronës së paluajtshme, pjesë e parcelës kadastrale P-70202016-001129-1, zk Vushtrri, Dallku AM SH.P.K;
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Parkun Industrial në Lumadh;
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizim të vendimit nr.235/22 të datës 29.09.2022 dhe vendimit nr.27/23 të datës 31.01.2023;
9. Informatë për përfundimin e vitit shkollor 2023/2024 dhe përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2024/2025;
10. Informatë lidhur me rezultatet (ecurinë) e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale;
11. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës, me numër të protokollit 01.178/16 i datës 29.09.20216;
12. Informatë lidhur me strukturën e bizneseve, numrin e të punësuarve dhe zhvillimin e bizneseve në Komunën e Vushtrrisë;
13. Informatë lidhur me zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal;
14. Informatë për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Vushtrrisë;
15. Propozim-vendimi për përkrahjen financiare për ndërtimin e pllakës përkujtimore dhe parkut përreth për Milaim Fejzullahu-ish komandant në Policinë e Kosovës;
16. Propozim-Vendimi për përkrahjen financiare për realizimin e koncertit solistik të diplomës për Belinda Mehana-studente në Fakultetin e Arteve, Departamenti i Muzikës;
17. Pyetje dhe përgjigje;
Ndërkaq pikat e rendit të ditës të cilat nuk kanë marrë miratimin nga anëtarët e Kuvendit janë: Propozim-vendimi për caktimin e normave tatimore të pronave, Shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me nr.protokollit nr.121/24 i datës 27.06.2024, për ofrimin e përkrahjes financiare për Klubin e Futbollit “Vushtrria” dhe Shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me nr.protokollit nr.153/24 i datës 25.07.2024, për ofrimin e përkrahjes financiare për Klubin e Hendbollit KHF “Samadrexha”.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 02 dhjetor 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/…/video-mbledhjet-e-kuvendit…/