Republika e Kosoves

Vushtrri

Në Ditën e Mësuesit zbulohet pllaka e shtëpive shkolla

2023/03/07 - 7:25

Në shënim të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës së shtëpive-shkolla në qytetin e Vushtrrisë.

Kryetari Idrizi ka ndarë mirënjohje për të gjithë pronarët e shtëpive-shkolla, për kontributin e dhënë për organizimin e mësimit shqip gjatë kohës së okupimit serb. Po ashtu, me mirënjohje ka nderuar edhe mësimdhënësit për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave.

“Në një akademi solemne nderuam me mirënjohje të gjithë pronarët e shtëpive-shkolla, për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për organizimin e mësimit shqip gjatë kohës së okupimit serb, veteranë të arsimit, mësuesit e dalluar, si dhe post-mortum nderuam me mirënjohje personalitete që i dhanë shumë arsimit shqip në Vushtrri”, tha kryetari Idrizi.

Kreu i Vushtrrisë u shpreh se do të vazhdojë të jetë në mbështetje të punës fisnike të mësimdhënësve.