Republika e Kosoves

Vushtrri

Njoftim nga Drejtoria për Inspektime

2024/07/29 - 1:29

Me të marrë lajmin se disa konstruksione metalike në një ndërtesë në qendër të qytetit paraqesin rrezik për qytetarët, Drejtoria për Inspektime ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë largimin e tyre.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe drejtori për Inspektime, Besim Demiraj.
Komuna e Vushtrrisë falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin konstruktiv dhe inkurajon të njëjtit që ta raportojnë çdo problem.