Republika e Kosoves

Vushtrri

Përurohet libri “Harrova të jetoj” i autores Ymrije Beqiri

2024/07/25 - 8:42

Në ambientet e Qendrës së Kulturës ”Hasan Priashtina”, sot u bë përurimi i librit ”Harrova të jetoj”, të autores Ymrije Beqiri.
Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë personalitete të shquara të jetës publike dhe të krijimtarisë letrare. Libri u vlerësua lart nga redaktori Bekim Kelmendi si dhe nga recensenti Jahe Fida.
Në emër të institucineve komunale foli drejtori i DKA-së, z. Albanez Tahiraj, i cili vlerësoi angazhimin e autores Beqiri, por edhe të gjithë krijuesve vushtrrias.
Për autoren Ymrije Beqiri, nga institucionet komunale, u nda një mirënjohje për kontributin fushën e krijimtarisë letrare, të cilën autores ia dorëzoi z. Tahiraj. Ky është libri i 22-të i autores Ymrije Beqiri.