Republika e Kosoves

Vushtrri

Qeveria e Tirolit dhuron tri automjete për komunën

2010/06/07 - 12:00

foto-2.jpgDrejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Naim Hyseni tha se ndjehet mirë që me mjete vetjake të Komunës por edhe donatorëve, pas dhjetë vitesh janë kompletuar nevojat e njësisë së zjarrfikësve për automjete. Në emër të qeverisë komunale Hyseni është shprehur mirënjohës qeverisë dhe popullit të Tirolit për këtë ndihmë që i kanë dhënë Vushtrrisë.
 Njësia e zjarrfikësve dhe e shpëtimit  kanë pranuar tashmë një donacion nga Tiroli, një automjet sulmues për fikjen e zjarrit me cisternë prej 3 mijë litrave dhe një automjet komandues si dhe një veturë tjetër për nevoja të komunës. Po ashtu me mjetet të taksapaguesve vitin e kaluar është blerë një automjet sulmues për zjarrfikësve si dhe është në procedurë edhe një automjet tjetër autocisternë me 9 mijë litra ujë, ka bërë të ditur Hyseni. 
Qeveria e Tirolit e cila ka ndihmuar Komunën e Vushtrrisë me tri automjete dhuratë, prej të cilave dy automjete për zjarrfikësit  dhe një për Komunën e Vushtrrisë.