Republika e Kosoves

Vushtrri

Rreth 100 milion € investime për energji të ripërtrishme pritet të ndodhin në Vushtrri

2019/05/27 - 5:10

Sot, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës së Francës z. Didier Chabert, në zyrën e Kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Projekti Çiçavica wind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milion €. Nga ky projekt do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MW/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Vushtrrisë do të përfitojë:

Kryetari i Vushtrrië Xhafer Tahiri tha me këtë rast që ky është një moment tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Vushtrrisë dhe të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe të hapur për investitor të huaj që do të nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit tone.  Ky do të jetë investimi më i madh privat në Vushtrri, ndërsa Komuna mbetet e përkushtuar që në një proces transparent të mbështes investimin.

Ambasadori i Francës në Kosovës z. Chabert theksoi që kompania Akou Energy është lidere në Evropë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe ky memorandum sot tregon për seriozitetin e këtij investimi.

Emil Bakic, Drejtor për Ballkanin i Akou Energy përshendeti lidershipin e komunës së Vushtrrisë dhe seriozitetin e treguar me këtë rast. Ai theksoi që kompania e tyre ëahtë mjaft serioze për këtë investim ndërsa projekte të ngjashme kjo kopmani ka ekzekutuar tashmë në Mal të Zi dhe në Kroaci dhe presin që me të njejtin sukses të finalizojnë edhe projektin Çiçavica Wind Farm.