SHFMU “Liria” në Stroc pranon donacion nga Shoqata “Stichting Mira”
2024/11/26 - 4:48
Shkolla fillore e mesme e ulët “Liria” në Stroc, sot ka pranuar donacion dy klima dhe pajisje sportive nga Organizata “Stiching Mira”.
Pranimi i donacionit është bërë nga drejtori i shkollës Pajtim Krasniqi, dhe përfaqësuesi i Këshillit të Fshatit, Behar Duraku, derisa është dorëzuar nga përfaqësuesi i organizatës “Stiching Mira”, Berat Maloku.
Komuna e Vushtrrisë falënderon përfaqësuesin e organizatës, Berat Maloku, për përzgjedhjen e shkollës “Liria” për këtë donacion.