Republika e Kosoves

Vushtrri

Shkelzen Xhaferi

Shkelzen Xhaferi, i lindur me 13.09.1987 në fshatin Doberllukë.

Shkollimi :

  • Shkollën fillore e kreu ne shkollën “Enver Hadri” në Smrekonice,
  • Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Eqrem Cabej” ne Vushtrri,(gjate kësaj kohe prezantoj gjimnazin ne garën ndërkombëtare për gjimnazistet e rinj europian qe u mbaj në Marsejë te Francës).
  • Ka diplomuar ne Fakultetin Ekonomik-Dega Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.
  • Aktualisht z. Shkelzen Xhaferi vazhdon studimet Master.
  • Është i certifikuar nga NDI ( National Democratic Institute), ne programin “Liderët e se ardhmes”
  • Trajnime profesionale ne lëmine e ekonomisë, kontabilitetit dhe protokollit nga organizata te ndryshme.

Përvoja :

  • Nga viti 2007 kontabilist ne disa firma private
  • Ne vitin 2015-2017, inspektor në ATK (Administratën Tatimore te Kosovës)
  • Nga viti 2017-2021, pjese e Kabinetit te kryetarit në Vushtrri
  • Me datën 08.03.2021 me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri emërohet si Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike

Politika :

  • Pjese aktive ne LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), Dega ne Vushtrri nga viti 2007
  • Fillimisht si anëtar i kryesisë se Forumit Rinor LDK 2009-2021
  • Kryetar i Nen-degës Doberllukë 2010-
  • Anëtar i kryesisë LDK Vushtrri 2020-
  • Zëdhënës LDK Vushtrri 2020-

Shkelzeni  jeton në fshatin Doberllukë me prindërit, bashkëshorten Emrahen  dhe vajzën Ajna.