Mirë se vini në Vushtrri
Të dashur vizitorë mirë se vini në qytetin e lashtë të Vushtrrisë i cili njihet për trashëgiminë dhe antikitetin e tij. Sot Vushtrria karakterizohet ose njihet si qyteti me Urë antike pa lum, me Kalanë në qendër të qytetit dhe Hamamin po ashtu në zemër të qytetit. Krahas këtyre monumenteve, në qytet dhe fshatra përreth mund të hasni edhe në shumë elemente të tjera të lashta si shtëpi, kulla, qezme e legjenda për qytetin e lashtë.
Qëllimi i kësaj zyreje turizmi është informimi i turistëve dhe publikut të gjerë për pasuritë, trashëgiminë, destinacionet, vendet akomoduese, restorantet si dhe jetën e natës, aktivitetet kulturore e sportive dhe ngjarje të fushave të tjera, këto përmes materialeve, broshurave dhe shërbimit turistik.