Zyra për Integrim Evropian (ZIE) në Komunën e Vushtrrisë funksionon si një organ kyç për realizimin e objektivave të integrimit evropian. E vendosur brenda Zyrës së Kryetarit të Komunës, ZIE ka si përgjegjësi kryesore koordinimin, inicimin dhe raportimin mbi çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian në nivel komunal.
Objektiv i ZIE është:
Harmonizimi i politikave lokale : ZIE siguron që veprimet dhe vendimet e komunës të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e BE-së.
Monitorimi dhe raportimi: Përgatitja e planit vjetor dhe raporteve të rregullta për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) mbi progresin në përmbushjen e obligimeve të Komunës së Vushtrrisë nga Agjenda Evropiane.
Pjesëmarrja dhe Zbatimi i PKZMSA: Adresimi i çështjeve që burojnë nga Programi Kombëtar i Zbatimit të MSA (PKZMSA) i cili përqendrohet në fushat kryesore të aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve politike, ekonomike, standardet evropiane si dhe të arriturave të komunës.
Bashkëpunimi ndërsektorial: ZIE punon ngushtë me sektorët e komunës, institucionet qendrore, komunat tjera dhe organizatat e shoqërisë civile për të promovuar qëllimet e integrimit evropian.
Promovimi dhe informimi: Organizimi i aktiviteteve informuese për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë dhe përfitimet e procesit të integrimit evropian duke promovuar vlerat evropiane dhe zbatimin ne nivelin komunal.
Në tërësi, roli i ZIE mbetet thelbësor për përmbushjen e obligimeve të Komunës së Vushtrrisë ndaj Agjendës Evropiane dhe për avancimin e proceseve të integrimit në nivel komunal.
Detyra dhe përgjegjësitë e Sektorit për integrime evropiane dhe koordinim të politikave janë: