Ekonomia


Gjakova gjithmonë ka pasur të zhvilluar ekonominë dhe mundë të thuhet se gjithnjë ka qen qytet me karakter ekonomik.Qysh nga mesjeta ky qytet ka qen i njohur për punime të artizanateve dhe këto ndërmarrje të athershme ishin të organizuara në “gilde”. Pas luftës së dytë botërore, Gjakova ka ndërtuar një ekonomi të bazuar në industri dhe bujqësi por edhe në sektorin e sherbimeve.

Sot këto ndërrime që pasuan në shoqëritë  në tranzicion janë  përciellur me ndërrime edhe në strukturën ekonomike të qytetit. Gjakova tani ka një struktur ekonomike e cila mbështetet në dy shtylla: në biznesin privat dhe biznesin shoqërorë i cili është në privatizim e sipër. Biznesi privat është në ekspansion dhe treguesit e cilësojnë si strukturën kryesore përbërëse të ekonomisë së Gjakovës.


Gjakova, sipas burimeve zyrtare të evidentuara në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, deri në fund të vitit 2005 ka patur të regjistruar rreth 3200 biznese që veprimtarinë e ushtrojnë në lëmenjë të ndryshëm, si ndërmarrje prodhuese, ndërtimore, shërbyese, tregtare, hoteliere, zejtare, transportuese, ndërmarrje të teknologjisë informative etj.

Ekonomia shoqërore në vitin 1989 ka numëruar 45 ndërmarrje ku kanë qenë të punësuar 18.640 punëtorë. Në veprimtaritë joekonomike (arsimi, shëndetësia, kultura, institucionet shtetërore, bankat etj. ) kanë qenë të punësuar 4000 punëtor. Ka qenë e zhvilluar gjithashtu edhe ekonomike private ku kanë qenë të regjistruara 920 subjekte afariste me afro 2000 të punësuar.

Ekonomia e komunës së Gjakovës më së shumti ka pësuar gjatë sanksioneve ekonomike si dhe me rastin e aplikimit të masave të dhunshme nga okupatori serb. Gjendja është keqësuar edhe më tepër gjatë sulemeve të NATO-s si pasojë e veprimeve shkatërruese të forcave të shumta ushtaroko-policore serbe, të cilat kanë qëndruar dhe vepruar në objektet e ndërmarjeve ekonomike, ashtu që gjatë tërheqjes së tyre kanë vjedhur, plaqkitur dhe shkatërruar pjesën më të madhe të mjeteve themelore dhe inventarit, mjetet e transportit, etj,.

Humbjet e krijuara nga lufta në ekonominë shoqërore janë afro 190 milion DM kurse në ekonominë private afro 100 milion DM.


Me përfundimin e luftës dhe vendosjen e administrimit civil ndërkombëtar (UNMIK) u krijuan kushtet për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e saj ndaj botës.

Sektorët potencial të industrisë janë:


Industria metalike
ku prodhon litar qeliku, gozhda, gypa të zinkuar, profile e traka metalike, komerciale. Ekzistuese është edhe industria e prodhimit të elektromotorëve për lavatriqe, motor për aplikime industriale dhe motor për kompresor  hermetic, enë të zinkuara dhe të teflonit, oxhaqe, bërryla, enë të emaluara, gazra teknik dhe koncentrat kromi.

Industria e tekstilit  
ku prodhohen tjerrë pambuku, pëlhura pambuku, lëkura artificiale, veshje të brendshme, costume femrash e meshkujsh, si dhe lloje të ndryshme të rrobave ku veqohen xhinsat etj.

Industria kimike
ku prodhohen shampone për përdorim industrial dhe shtëpiak, si dhe produkte tjera kimike për higjen shtëpiake.

Industria ushqimore
me prodhime të miellit, të bukës, vezëve, brumërave, prodhimit të qokollatës, verës me cilësi të lartë dhe mishit të freskët.

Industria e materialit ndërtimorë 
me prodhimin e tullave, blloqeve, montave, tjegullave, dyerve dhe dritareve, briketit, llamperive, shtëpizave prej druri të nivelit botëror (log houses) sidhe prodhimit të asfaltit, betonit të freskët, pllakave prej betoni, dhe gypave prej betoni.

Objektiva e ekonomisë së Gjakovës  

Objektivi afatshkurtë

 

Riaktivizimi i potencialeve

 

Synimi i parë është riaktivizimi i burimeve njerëzore dhe teknologjike ekzistuese


Objektivi afatgjatë

 

Partneriteti global

Synimi afatgjatë i ekonomisë së Gjakovës është të orientohet kah tregu i lirë dhe të jetë konkurruese në nivel regjional dhe global.