2019/02/28 - 1:26
Një delegacion nga komuna e Gjakovës, i prirë nga nënkryetari i komunës Ramadan Hoti, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të dëshmorit të kombit Albesian Mataj, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij heroike.
Me këtë rast, nënkryetari Hoti ka thënë se ditë përkujtimore si kjo, pos që ndezin emocionet për rënien e dëshmorit, gjithashtu na përkujtojnë edhe kontributin dhe sakrificën e secilit individ për lirinë dhe pavarësinë e vendit.