Shërbimet
Përgjegjësitë dhe Shërbimet e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik
Sektori i Zhvillimit Ekonomik:
- Krijimi e një kornize të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale,
- Caktimi i prioriteteve për investime në Komunë, si dhe koordinimi i tre me MEF-in,
- Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik, propozimin e marrjes së masave për zhvillimin ekonomik të Komunës,
- Hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës, në aspektin afatshkurtër dhe në aspektin afatgjatë
- Hartimin e programeve ideore, duke i specifikuar veprimtaritë ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorëve parësorë, kontaktet me institucionet vendore financiare, si me banka dhe me institucione financiare ndërkombëtare, për t’u pajisur me informacione të mjaftueshme e të sakta, lidhur me kushtet e kreditimit (financimit) të bizneseve të ndryshme,
- Dhënien e këshillave për afaristët e ndryshëm për mundësinë e investimeve, angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese e fitimprurëse, por edhe perspektive,
- Organizimin dhe menaxhimin e panaireve tradicionale të mallrave të ndryshme,
- Dhënien e ndihmës në organizimin e konferencave ndërkombëtare për mundësinë dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Komunës,
- Për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth mundësisë së bashkërenditjes së punëve e të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të Komunës,
- Për bashkëpunimin me OJQ-të lokale, odën ekonomike të Gjakovës, dhe Kosovës, Institucionet relevante lokale dhe vendore si Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për bashkërenditjen e aktiviteteve të përbashkëta, komunikimin e ndërsjellë, shkëmbimin e informative, hartimin e raporteve në favor të zhvillimit ekonomik
- Për bashkëveprimin me ndërkombëtarët për bashkërenditjen e punëve rreth zhvillimit ekonomik të Komunës,
- Dhënien e informatave dhe raporteve të punës, për periudha të caktuara për nevojat e institucioneve Komunale,
- Hartimi i Projekt Propozimeve zhvillimore për realizimin financiar të tyre nga fondet institucionale të Komunës, Qeverisë apo të donatore dhe investitorëve lokal dhe ndërkombëtar.
- Të caktoj komisionet për mbikëqyrje profesionale në realizimin e projekteve komunale,
- Përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.
Sektori i Turizmit:
- Formimin e politikës vjetore turistike dhe propozimin e masave me të cilat do të nxitet sektori privat, për t’i arritur synimet e politikës së zhvillimit të turizmit,
- Nxitjen e zhvillimit të veprimtarisë turistike për prodhimin e produkteve të reja turistike dhe të produkteve interesante për tregun, por edhe rritjen e cilësisë së ofertës turistike në nivel lokal.
- Hartimin e Pakos Turistike përfshirë operatoret ekonomik, agjencione turistike , të cilat publikohen në ëebfaqe.
- Bashkëpunimi me Zyren e Informacionit për Turizëm, me institucionet relevante lokale, rajonale dhe vendore, rreth mundësive të bashkërenditjes së aktiviteteve për zhvillimin e turizmit lokal, ndërkufitar dhe më gjërë.
Qendra Komunale e Biznesit
- Regjistrimin e bisneseve të reja dhe paisja me certificate të biznesit.
- Evidentimin e ndryshimeve në certifikatat e biznesit, dhe arkëtimin e pagesave për këto ndryshime.
- Evidentimin e shuarjes së biznesit
- Dhënien e formularëve për aplikim dhe njoftim paraprak për bizneset,
- Dhënien e informatave profesionale dhe raporteve për drejtoritë dhe institucionet e Komunës,
- Lëshimi I vërtetimeve për përvojën e punës për pronarët e dyqaneve tregtare dhe atyre Zejtare etj. për periudhat 1970-1998 .
- Dhënien e lejes për zgjatje të orarit të punës për subjektet afariste dhe OJQ ve si arkëtimin e taksës sipas Rregullores në fuqi.
Sektori i Taksës në Firmë:
- Evidentimin e të gjithë obliguesve të taksës në firmë ndaj Komunës dhe arkëtimin e të hyrave përkatëse,
- Vizitat ne teren nga Zyrtarët e DZHE se për gjendjen në të cilën gjenden bizneset, dhënien e këshillave dhe rekomandimeve të të berit biznes si dhe obligimet që kan ndaj Komunës.
- Pranimi I ankesave nga bizneset dhe shqyrtimi i lëndëve nga komisioni pranë drejtorisë.