Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Gjendjes Civile

Sektori i  Gjendjes Civile

  1. Mbajtja dhe ruajtja e librave amëz të të lindurve, martuarve dhe vdekurve;
  2. Regjistrimi i të porsalindurve në LAL;
  3. Regjistrimi i të vdekurve në LAV;
  4. Kurorëzimi i martesave brenda dhe jashtë Komunës dhe regjistrimi në LAM;
  5. Ndryshimi dhe përmirësimi i emrit personal sipas kërkesës së palës;
  6. Lëshon certifikatat (për faktet që mbajnë evidencë sipas detyrës zyrtare): certifikatat e lindjeve, jete, statusit martesor, martese, vendbanimit, vdekjes, bashkësisë familjare, shtetësisë, dhe deklaratën për mbajtjen e familjes;
  7. Zhvillon procedurën për fitimin dhe humbjen e shtetësisë;
  8. Të gjitha punët e tjera të bazuara në kompetencat e deleguara nga pushteti qendror.

Në zyrat e Sektorit të Gjendjes Civile qytetarët mund të aplikojne qe te pajisen me këto dokumente si: Certifikatat e lindjes, të vdekjes, kurorëzimet, certifikatat e statusit martesor, dëshmi për personin që është gjallë, dëshmi për vdekjen ku u shërben qytetarëve për trashëgimi, vërtetimin që është mbajtës i familjes, evidenca e numrave personalë për fëmijë deri në 16 vjeç, regjistrimi i lindjeve,i vdekjeve, i kurorëzimeve, certifikatat mbi bashkësitë familjare, si dhe vërtetimi i përshkrimeve, nënshkrimeve, dorëshkrimeve etj.

 

Më Poshtë e keni të paraqitur proceduren për aplikim të certifikatave

Procedura për regjistrim dhe marrjen e certifikatave
• Certifikatë e lindjes
• Certifikatë shtetësie
• Certifikata e statusit martesor
• Certifikatë martese
• Certifikatë vendbanimi
• Certifikatë për lidhje martese  
• Certifikatë vdekjeje
• Certifikata e bashkësisë familjare 
Certifikata e lindjes
Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju. Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit. Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:
• Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
• Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat ku ka ndodhur lindja,
• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.
– Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet, në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:
• Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
• Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,
• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
• Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.
– Për certificate të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:
• Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
• Certifikata e lindjes internacionale apo ekuivalenti i lëshuar nga shteti i lindjes,
• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.
Certifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.
Certifikatë shtetësie
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasve të Kosovës, mund t’ja bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile, në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Për certifikatë shtetësie personi duhet të jetë prezent në Zyrën e Gjendjes Civile, duhet ta bëj kërkesën dhe të posedoj dokument të identifikimit. Gjithashtu duhet të ketë certifikatën e lindjes.
Certifikata e statusit martesor
Certifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa, në rastet kur nuk ekziston regjistri i të lindurve, lëshohet në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve dhe kopjes së dokumentit të identifikimit të paraqitësit të kërkesës dhe dëshmitarëve. Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit. Certifikata e statusit martesor, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.
Certifikatë martese
 
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju. Certifikata e martesës, vlen deri sa nuk ka ndryshime në të dhënat.
Certifikatë vendbanimi
 
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e vendbanimit, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i vendbanimit për ju. Ende nuk kanë hyrë në fuqi UA për zbatimin e Ligjit për vendbanimin.
Certifikatë për lidhje martese
Certifikata e martesës, kapaciteti martesor, është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i të martuarve, sipas detyrës zyrtare apo me paraqitjen e kërkesës me shkrim. Nëse qytetari i huaj e ka fituar shtetësinë e Kosovës dhe lidhë martesë jashtë shtetit, diuhet ta nxjerrë certifikaten me aftësi ligjore për të lidh martesë jashtë shteti (kapaciteti martesor). Certifikata e martesës, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.
Certifikatë vdekjeje
 
Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve. Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar këto kushte:
• Kërkesa për e regjistrimin e vdekjes,
• Vërtetimi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat,
• Certifikata e lindjes,
• Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar.
• Fotokopja e dokumentit të identifikimit ose dokumenti i udhëtimit i personit për të cilin kërkohet certifikata,
• Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor.
• Certifikata e vdekjes, internacionale ose ekuivalenti, nga shteti ku ka ndodhur vdekja, kur vdekja ka ndodhur jashtë,
• Certifikata e vdekjes e lëshuar vetëm pasi jetë bërë regjistrimi në regjistrin e gjendjes civile të të vdekurve.
Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet certifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes. Certifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.
Certifikata e bashkësisë familjare
 
Deklaratën e bashkësisë familjare, e lëshon Zyra e Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose pas kërkesës me shkrim nga personi i interesuar. Nëse kërkuesi ka dikë që është i varur prej tij dhe duhet cekur në certifikatë, atëherë personat duhet të jenë pranishëm dhe të prezantojnë kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre. Certifikata mbi bashkësinë familjare vlen 6 muaj nga data e lëshimit.