Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Njësia për të Drejtat e Njeriut

Fitim RAMA – Koordinatori i Njësisë së të Drejtave të Njeriut

Email : fitim.rama@rks-gov.net

 

 

 

 

 

 

Besa Veseli – Zyrtare për Barazi Gjinore

Email : besa.veseli@rks-gov.net

 

 

 

 

 

 

Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore

  1. Koordinon dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet që promovojnë barazinë gjinore në Komunë;
  2. Kontribuon në formulimin e planeve dhe të politikave brenda Komunës, që ndërlidhen me barazinë ligjore;
  3. Merr pjesë në panelin për rekrutimin e shërbyesve civilë në Komunë, për të siguruar respektimin e të drejtës gjinore;
  4. Mbanë statistikë – bazë të shënimeve dhe i analizon ato nga perspektiva gjinore;
  5. Harton programe dhe projekte për të përmirësuar përfaqësimin gjinor në Shërbimin Civilë në Komunë, duke përfshirë avancimin e pozitës së gruas në struktura të larta të Shërbimit Civil;
  6. Merr pjesë në hartimin e akteve të nxjerra nga Komuna, duke siguruar që aktet të jenë në pajtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut, respektivisht të grave;
  7. Bashkëpunon me të gjitha strukturat e nivelit lokal, për të promovuar, avancuar dhe mbrojtur të drejtat e grave;
  8. Ndihmon dhe përkrah trajnimet e organizuara, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për avancimin e barazisë gjinore në Komunë;
  • Këshillon dhe udhëzon organet e Komunës, lidhur me çështjet gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave;
  • Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivel komunal, së bashku me zyrtarët tjerë të rekrutuar përbrenda Komunës;
  1. Monitoron përputhshmërinë e respektimit të standardeve për të drejtat e njeriut në fushën: mundësitë e barabarta, kundër diskriminimit, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuar, të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe antitrafikimi me qenie njerëzore;
  • Këshillon për hartimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve të nxjerra nga Kuvendi i Komunës, konform standardeve për të drejtat e njeriut dhe legjislacioni vendor;
  1. Monitoron aktivitetet e Komunës dhe në të njëjtën kohë, këshillon Kryetarin e Komunës lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut;
  2. Harton dhe zhvillon planet e veprimit, identifikon nevojat për ngritjen e kapaciteteve dhe planifikon buxhetin për zbatimin e aktiviteteve të NJDNJK-së;
  3. Raporton në baza mujore, tremujore dhe gjashtë mujore, sipas kërkesës së Kryetarit të Komunës;
  4. Zbaton ligjet, planet dhe strategjitë e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;
  5. Bashkëpunon dhe koordinon me aktivitetet, strukturat e nivelit komunal dhe OJQ – të, në sferën e mbrojtjes dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
  6. Bashkëpunon, me qëllim të realizimit të përgjegjësive, me institucionet dhe agjencitë, duke përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë;
  7. Përfaqëson Komunën në takimet që kanë të bëjnë me çështje gjinore;
  8. Bashkëpunon me zyrtaren/in për barazi gjinore në MAPL dhe me Zyrën për Barazi Gjinore të Kosovës dhe me njësitet për të drejtat e njeriut;
  9. Merr pjesë në koordinimin e OJQ–ve lokale dhe ndërkombëtare dhe punon drejt zhvillimit dhe avancimit të çështjeve gjinore;
  10. Përgatitë raporte javore, mujore dhe vjetore mbi çështjet gjinore, e që janë në kompetencë të Komunës.