Republika e Kosoves

Vushtrri

Bëhet zbulimi i pllakës së shtëpisë-shkollë të veprimtarit Zymer Haziri

2023/03/15 - 8:22

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës së shtëpisë-shkollë të veprimtarit Zymer Haziri, në të cilën është mbajtur mësimi shqip në rrethana të okupimit serb.

Zbulimi i kësaj pllake u bë në 28 vjetorin e vdekjes së veprimtarit Zymer Haziri.

“Në shtëpinë e Zymer Hazirit në Vushtrri, në të cilën u mbajt mësimi shqip në rrethana të okupimit serb, u vendos pllaka përkujtimore, për të shënuar mbijetesën e arsimit shqip në atë kohë”, tha kryetari Idrizi.

Bashkë me kryetarin Idrizi, pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe familjarë, veprimtarë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.