Republika e Kosoves

Vushtrri

Ftesë: Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri të premten prej orës 10:00 mban takim me qytetarë

2018/06/07 - 1:47

Takimi publik do të mbahet me datën 22 qershor 2018 (e premte), me fillim në ora 10;00,  në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.

Agjenda e takimit:

———————————————————————————————————————

10;00 – 10;45   Njoftim lidhur me punën dhe aktivitetet e Komunës për gjysmëvitin  e parë   të v. 2018, (fjala e Kryetarit të Komunës).

10;45 – 11;55  Debat me qytetarë (pyetje,   sugjerime,  propozime etj.).

11;55 – 12;00  Fjala përmbyllëse e takimit.

———————————————————————————————————————

I ftojmë qytetarët e Komunës e Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë takim publik dhe shfrytëzojnë mundësitë për të diskutuar çështje me rëndësi dhe interes për komunën.

Ju mirëpresim

Kryetari i Komunës

Xhafer Tahiri