Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë subvencionon 200 të rinj për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim

2021/04/28 - 2:37

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka marrë vendim për subvencionimin e trajnimeve të 200 të rinjve vushtrrias për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim e të cilët përfundojnë me sukses trajnimin.

Qëllimi këtij subvencionimi është punësimi i të rinjve dhe të rejave të Komunës së Vushtrrisë, ku aktualisht ka treg për punësim të 350 të rinjve, pra janë 350 vende të hapura të punës që kërkojnë të rinj që i kanë këto shkathtësi.

Subvencionimi bëhet në shkallë prej 50% ose 75.00 euro për një person, për shpenzimet e përfundimit tremujor të trajnimit ne SPEEEX Edukation në Vushtrri ose ndonjë kompanie tjetër e cila ushtron veprimtari të njëjtë në Vushtrri.

Të rinjtë të cilët ndjekin këtë trajnim do të jenë të përgatitur për modulin e të mësuarit të gjuhës Gjermane apo Frënge, modulin e aftësive të komunikimit, të aftësive teknike si dhe të mësimit praktik.