Republika e Kosoves

Vushtrri

Në Ditën Botërore të Mjedisit mbillen 70 drunj dekorativ

2023/06/05 - 4:05

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Finca Kosovë, kanë mbjellur 70 drunj dekorativ, në shëtitoren e re afër lumit Silnica.
Misionin për një Vushtrri të gjelbër, Komuna po e jetëson jo vetëm në ditë të shënuara, por përgjatë gjithë vitit duke u përkujdesur për hapësirat e gjelbra dhe duke mbjellur drunj dekorativ e lule në tërë territorin e komunës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, një nga prioritetet e punës së tij e ka krijimin e hapësirave të gjelbra dhe një mjedis të pastër.